Hartat të cilat janë përdorur për Definimin dhe Krijimin e Rrjetit Bazik të Shtigjeve Dinarika , janë harta të saktësisë së madhe, dhe kanë të dhëna si më poshtë:

Lloji: Topografike

Përpjesa: 1:25000

Projekcioni: Gaus-Kriger

Ekvidistanca: 10 m

Prodhuesi: Instituti i Ushtarak i Gjeografisë

Viti i Prodhimit: 1979

Destinimi: Për nevojat e Ushtrisë Jugosllave

Hartat e linjave të Dinarika janë të ndara sipas hartave të shtypura; ndërsa harta themelore e gjithë shtegut është hartë e përbërë, konform terrenit.

Shtegu i Dinarika, në drejtimin Veri-Jug, fillon nga lokacioni i Kuqishtes dhe vazhdon drejt jugut, me ngjitje drejt Liqenit të Kuqishtes dhe Lugut të Shkodres, për të marrë një kthesë të fortë drejt Jug-Perëndimit, kah Qafa e Jelenkit, si dhe me zbritje graduale drejt Lojzave, në drejtim të lindjes. Ky konsiderohet segmenti i parë i Dinarika, sepse logjika e shtegut e imponon afatin kohor për arrtijen e turistëve në Bujtinën e Lojzave.

Segmenti tjetër fillon nëpër rrugë malore, drejt perëndimit, për të arritur në Bjeshkën e Roshkodolit dhe burimet e Lumbardhit të Deçanit. Nga kjo pjesë vazhdohet drejt Qafës së Belegut në drejtim të jugut, për të përfunduar në Bjeshkën e Bogiqes dhe asaj të Dobroshit.

Segmenti i fundit fillon nga Bjeshka e Dobroshit, në drejtim të jugut, duke kaluar kah Liqeni i Tropojës, dhe Qafa e Dobërdolit, për të marrë kthesë të fortë në Lindje, drejt Majës së Gjeravicës, si dhe Liqeneve Akullnajore. Shtegu pastaj vazhdon drejt Gropës së Junikut, ku edhe përfundon zyrtarisht Dinarika.

Segmentet e Dinarika janë markuar me ngjyrë, kuq dhe bardh (ral 3000), konform standardeve të aprovuara nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës. Numër i përafërt i shenjave të vendosura (markimeve) mund të konsiderohet numri 500.

VIP Dinarica /EU Funded Program
Community Development Fund
A: Sejdi Kryeziu nr.16.10000 Prishtina, Kosovo


Harta e shtegut për bicikleta