Trajnimi dy ditor I dedikuar për ofruesit e shërbimeve gjatë shëtitjes Dinarica dhe të shtegut biciklor në kuader të projektit “Via Peaks of Dinaric-Vip Dinarica” do të mbahet me 25 dhe 26 Maj 2017. Në Mojkovac, në pronen Rakocevic (Hotel & Resort Gracka). Ky trajnim I është kushtuar ofruesve të sherbimeve të cilit deshirojnë të aplikojnë për standardin Bed&Bike dhë të mesojnë më shumë për marrjen e EU Eko etiketës – Mali I Zi projekti Turizmi pa emetimin e gazeve të efektit serë.

Projekti është promovuar nga Bashkimi Evropian në kuader të IPA Programit ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë[1]. Trajnimi do të mbahet nga bashkepunuesit e projektit – Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit (CSTI), Shoqata Alpiniste e Malit të Zi dhe Fondi i Zhvillimit te Komunitetit, si dhe klubi I orientimit “Prishtina” nga Kosova.

Pjesëmarrësit e trajnimit jane ofruesit e sherbimeve nga Mali I Zi dhe Kosova (10 + 10 pjesëmarrës) në zonen e ecjës së vazhdueshme dhe rrugës së biçikletave VIP Dinarica e cila do të lidhë NP Durmitor dhe Biogradska Gora me NP Prokletije dhe më tej të vazhdojë përmes Kosovës.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth grupeve të synuara dhe pritshmërive të tyre, si dhe të njihen me trendet aktuale botërore kur bëhet fjalë për turizmin në natyrë (alpinizmi dhe biciklizmi/Trendet aventuristike te udhetimit – 2017 tregu I njohurisë). Gjithashtu, do të bëhet një pasqyrë e Malit të Zi dhe do të prezentohen ofertat konkrete të pjesëmarrësve të trajnimit.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me standardin Bed & Bike dhe të aplikojnë për marrjen e këtij standardi. Prandaj, gjatë kohës së mëngjesit, pjesëmarrësit do të shërbehen nga menuja speciale për çiklistët që përfaqëson kushtin e nevojshem për marrjen e kësaj çertifikate. Gjithashtu, gjatë pjesës praktike të ligjerimit, mjetet të bicikleteve, të cilat mikëpritësit e Bed&Bike standardit duhen të posedojne, do t’u demonstrohen pjesëmarrësve. Duke marrë këtë standard, ata do të jene me konkurrues ne treg dhe do përfaqësojë vend të sigurt për të gjithë tifozët e biciklizmit malor.

Përmes diskutimeve të përbashkëta, pjesëmarrësit do të kontribuojnë në gjetjen e mënyrës së përbashkët të veprimit dhe bashkëpunimit të përbashkët me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të shtigjeve. Në fund të trajnimit,do te ipen rekomandimet e përgjithshme për përmirësimin e produkteve dhe sherbimeve , si dhe mënyra e përfaqësimit të tyre vizual në treg përmes web faqeve, broshurave, udhëzuesve etj.

Vlera totale e projektit  arrin deri në 220.727 euro, nga të cilat 84.4% financohën nga Bashkimi Evropian, në kuadër të IPA Programit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë. Zbatimi i projektit filloi në Mars te vitit 2016 dhe do të zgjasë 18 muaj.

Për informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni Svetlana Vujičić, menaxherën e projektit, në numrat e telefonit te mëposhtëm:

069 318 963

020 510 125

CSTI Montenegro